Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që fituan lotarinë

Pak më parë, Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë personat që janë përzgjedhur për lotarinë amerikane DV2020.

Sipas Ambasadës, të përzgjedhurit duhet që të dërgojnë dokumentet arsimore përpara intervistës.

“🇦🇱️ | Jeni përzgjedhur për Lotarinë DV2020? Mos harroni të dërgoni të gjitha dokumentet arsimore përpara intervistës tuaj – diplomat e shkollës së mesme, vërtetimet e shkollës së mesme dhe diplomat universitare! #PyetAnen”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto