Aksidentoi me dashje bashkëfshatarin duke i marrë jetën, tenton vetëvrasjen në burg Mëhill Gega

Mëhill Gega, personi që aksidentoi me dashje Mark Gjetën duke i marrë jetën, ka tentuar vetëvrasjen në burg.

Familjarët e tij kanë bërë të ditur se 55 vjeçari ka prerë damarët e dorës dhe momentalisht ndodhet për kurim në spital.

Pas një konflikti që pati mes tyre, Mëhill Gega mori makinën dhe shtypi me dashje bashkëfshatarin e tij, i cili ndërroi jetë.

Gega

Ndaj Mëhillit rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto