Aksidenti tek “Shqiponja”, shoferi i makinës vëllai i deputetes shqiptare

Një aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e sheshit “Shqiponja”, ku personi i aksidentuar, Eldin Dergjini, raportohet të jetë vëllai i deputetes shqiptare.

Eldini është vëllai i Ambra Borovës, deputetes së opozitës në Kuvend. Ajo mori mandatin pasi opozita dogji mandatet. Borova zëvendësoi në sallën e Kuvendit deputetin e Shkodrës nga radhët e LSI, Agron Çela.

Sipas “Balkanweb”, Dergjini ka ndërruar mbiemër për shkak të precedentëve penalë, pasi është arrestuar në Shqipëri sepse ka kundërshtuar punonjësit e rendit publik dhe në Itali për narkotik.

Ju mund të pëlqeni dhe këto