Aksidenti fatal me dy viktima në Fushë Krujë, policia arreston shoferët e dy mjeteve që u përplasën

Policia e Durrësit ka arrestuar dy shoferët e makinave që u përfshinë në aksidentin e rëndë që ndodhi në Fushë-Krujë. Nga ky aksident ka ndërruar jetë 39 vjeçarja F. G dhe 57 vjeçarja Gj. P, ndërsa shoferët kanë shpëtuar pa dëmtime.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës dhe M. P., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 23.11.2020, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, në Thumanë, shtetasi B. L., duke drejtuar mjetin tip “Man” (trajler) është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. P. dhe për pasojë janë dëmtuar shtetaset F. G., 39 vjeçe dhe Gj. P., 57 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në spital. Shtetasi M. P. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto