Aksident i përgjakshëm tek Rruga e Kombit/ Ky është i riu që humbi jetën pas përplasjes së fortë mes tre makinave

Një aksident fatal u shënua mbrëmjen e djeshme tek Rruga e Kombit, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku ka humbur jetën një njeri.

Viktima është Armand Xhaferri, 31 vjeç. Ai vdiq pasi një mjet tip trajleri u përplas me makinën e tij “BMW”.

Viktima

Në këtë aksident u përfshi dhe një makinë e tretë. Xhaferri ndodhej vetëm në makinë në momentin e aksidentit.


Trupi i tij i pajetë qëndroi në makinë për 30 minuta pas përplasjes së fortë. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesit e dy mjeteve të tjera që u përfshinë në aksident.

Viktima

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto