Aksident në ish-Bllok/ Përmbyset makina në mes të rrugës, lëndohet një person

 

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pranë Fakultetit të Drejtësisë.

Raportohet se mjeti që u aksidentua është përmbysur në mes të rrugës. Si pasojë, është lënduar shoferja që e ngiste makinën, e cila është dërguar në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ju mund të pëlqeni dhe këto