Aksident i rëndë/ Shoferi i “Audit” përplas rëndë 47 vjeçaren e më pas largohet nga vendngjarja

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një mjet i tipit “Audi” ka përplasur këmbësoren me inicialet A.M, 47 vjeçe.

Raportohet se e plagosura ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shoferi që ka shkaktuar aksidentin është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “Patos fshat”, një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M, 47 vjeçe, banuese në Cakran dhe është larguar nga vendngjarja. 47-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto