Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ Pasagjerja qëndron 40 minuta poshtë makinës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë kthesës së Rrugës së Kombit në Fushë-Milot, ku shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Mësohet se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit është plagosur rëndë dhe një pasagjere ka qëndruar për 40 minuta poshtë makinës.

Ambulanca ka mbërritur me vonesë në vendngjarje, ndërsa më pas ka transportuar personat e plagosur në spital.

Identiteti të lënduarve nuk është bërë publike, ndërsa raportohet se policia ndodhet në vendngjarje për të mësuar mbi shkaqet e aksidentit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto