Aksident i rëndë/ Autobusi del nga rruga, plagosen dy shoferët

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, në vendin që quhet Ura e Bënçës.

Raportohet se një autobus i linjës Tiranë-Athinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Autobusi me targa greke po shkonte në Athinë dhe nuk kishte njeri brenda, përpos dy shoferëve.

Nga aksidenti janë plagosur dy shoferët e autobusit, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhen jashtë rrezíkut për jetën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto