Aksident i përgjakshëm në zonën e Astirit, kamioni shtyp për vde.kje gruan e moshuar

Një aksident fatal ka ndodhur këtë paradite në zonën e Astirit në Tiranë, ku një grua e moshuar është shtypur për vdekje nga një automjet i tonazhit të rëndë.

Raportohet se viktima është një grua tek të 60-tat, ndërsa shoferi i kamionit është shtetasi me inicialet P. Rr, 43 vjeç.

Policia raporton se shoferi është dërguar në komisariatin nr. 2 të Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për aksidentin e rëndë.

“Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, bën të ditur policia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto