Aksident fatal/ Shuhet familja shqiptare, humbin jetën tre të rinjtë pasi makina u përplas me kamionin

Një aksident fatal është regjistruar në autostradën Uhldingen Muhlhofen dhe Meersburg në Gjermani, ku tre shqiptarë me origjinë nga Kosova kanë humbur jetën.

Raportohet se një makinë tip Audi, ku ndodheshin edhe shqiptarët, është përplasur me një kamion. Viktimat janë anëtarë të një familje.

Ata po ktheheshin nga Zvicra pas pushimeve që kishin kaluar në Kosovë. Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 km para se të hynin në territorin e Zvicrës.

Pamje nga aksidenti

Hetimet policore raportojnë se makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamion. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat nga makina e shkatërruar.

Sipas “Albinfo.ch”, një djalë 12 vjeç dhe një 35 vjeçar kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa një 18 vjeçar, djali i vëllait të 35 vjeçarit, ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë, bashkëshortja e 35 vjeçarit është në gjendje kome. Një vajzë 11 vjeçe dhe shoferi i makinës së Audit kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa drejtuesi i kamionit është plagosur lehtë.

Pamje nga aksidenti
Ju mund të pëlqeni dhe këto