Aksident fatal në Kurbin, shuhet në lule të rinisë djali pasi humbi kontrollin e makinës

Një aksident fatal ka ndodhur këtë mëngjes në Kurbin. I riu me inicialet R. Z, 22 vjeç, ka gjetur vdekjen pasi ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte.

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Laç-Patok, drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z.,22 vjeç, banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të pëlqeni dhe këto