Aksident fatal në Fushë-Krujë/ U përplas nga makina teksa lëvizte me biçikletë, humb jetën 73 vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Fushë Krujë, ku një shtetase me inicialet N. G, 33 vjeçe, ka përplasur për vdekje një 73 vjeçar që po ecte me biçikletë.

Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet e ditur se drejtuesja e automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

“Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë,  mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73  vjeç, banues në Fushë Krujë, i  cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në  Polici për veprime të mëtejshme.

Nuk dihen ende detajet e plota të ngjarjes, dhe as identitetet e personit që ka ndërruar jetë dhe drejtueses së mjetit”, bën të ditur policia.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto