“A ka mundësi të shkosh në shtëpi”, Rama del në kryeqytet, i thërret të moshuarve që gjen në rrugë

Kryeministri Edi Rama është filmuar sot pranë zonës “Vasil Shanto” në Tiranë, duke iu kërkuar të moshuarve që të qëndrojnë në shtëpi.

Në këtë video të publikuar nga “Fax news”, Rama i bën thirrje të moshuarve që të qëndrojnë mbyllur në shtëpi.

“A mundësi të shkosh në shtëpi! Shko në shtëpi sepse infekton veten dhe të tjerët. A ka mundësi të ikësh, mos e zgjat”, dëgjohet t’i thotë Rama një të moshuareje.

Ndërkohë, kryeministri nuk është parë me maskë dhe me doreza, ndërsa afër tij janë mbledhur një grumbull i madh njerëzish. Bashkë me Ramën ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto