A është zgjidhje sygjerimi i Çanit për mbledhjen e faturave tatimoreve?

Ne Studion e “Zonë e lirë” sot ishte i ftuar Niko Neranxi përballë Niko Lerës për të diskutuar për Taksen e biznesit të vogel.

Gjatë diskutimit zoti Lera tha që në Shqipëri vetëm 1100 individë paguajnë 20% të taksës .

Kjo gje e habiti shumë Çanin i cili duke diskutuar me Lerën i thotë: “Mbaj mend kur jetoja në Francë kur isha 20 vjeç dhe njëherë shoh një mikun tim që merrte faturat dhe i ruante, njëhërë bleu një paketë cigare mori faturën tatimore dhe kur shkoi  në shtëpi e ruajti faturën, e pyeta përse e bëre këtë dhe më tha që në fund të vitit shkoj dhe i dorëzoj këto fatura  dhe marr lekë”.

“Përse nuk bëhet edhe kjo në shqipëri?” , ka pyetur Çani.

Lera thotë që “ Kjo mund të ishte shumë funksionale në shqipëri, por duhet të bëjmë që ato biznese që nuk lëshojnë kuptonin tatimor ta japin atë”

Ju mund të pëlqeni dhe këto