A e shkeli ligjin Meta kur zhdekretoi 30 qershorin? Ja kur e merr vendimin Komisioni i Venecias

Delegacioni i Komisionit të Venecias ka qenë këto dy ditë në Tiranë për të verifikuar ligjshmërinë e vendimit të Presidentit Ilir Meta për të zhdekretuar datën 30 qershor.

Sot, ky delegacion ka bërë të ditur se raportin përfundimtar mbi konkluzionet që janë marrë mbi vendimin e Metës, do të publikohet më datën 11 tetor.

“Takimet ishin të frytshme. Morëm informacionet e nevojshme dhe kemi krijuar një ide për çështjen. Opinioni do jetë gati më 11 tetor”, tha një prej përfaqësuesve të Venecias, Kaarlo Tuori.

Ju mund të pëlqeni dhe këto