A do të bie dëborë në Tiranë? Meteorologia zbulon ç’do ndodhi prej të enjtes

Moti i vranët dhe me temperatura të ulëta do të vazhdojë edhe për disa kohë, ndërsa pritet që bora të jetë e pranishme në zonat malore.

Sinoptikania e Meteoalb, Adiola Bani, e pyetur nëse do të ketë borë në ditët në vijim në Tiranë, u shpreh se  “reshjet e shiut do jenë në pjesën më të madhe të territorit e zonat e thella malore do kenë reshje bore”, kjo për shkak të rritjes së temperaturave.

Sipas saj, në zonat malore termometri sot nuk zbriti më poshtë se minus 7 gradë celcicus, ndërsa në zonat e ulëta temperaturat ishin nga 2 deri në 5-6 gradë.

“Kjo rritje do vijojë gjatë të enjtes, të premtes, e kryesisht gjatë fundjavës. Ajo që duhet theksuar nga sot e deri në fund të javës që pas motit të kthjellët kemi rikthim vranësirash e reshje shiu. Sot do të jenë të izoluara në skaje të vendit, veri e jug, por nga e enjtja në orët e vona të mbrëmjes e fundjava do sjellë reshje, ndërsa në zonat malore presim reshje dëbore”, tha Bani.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto