A do ketë lirim të masave kufizuese? Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, zbulohet vendimi i marrë

Komiteti Teknik i Ekspertëve në një deklaratë për mediat pak më parë ka bërë të ditur se janë lënë në fuqi masat kufizuese të deritanishme.
Vendi do të vijojë të jetë i mbyllur nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit. Sipas zv. ministres Rakacolli, masat kanë qenë efikase. Ndërkohë, shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka thënë se thirrjet tek 127 kanë rënë. Numri i shtrimeve sipas tij vijon të jetë i ulët, ndërsa është shtrirë më tej harta e infektimeve.
Masat që mbeten në fuqi:
Vendi do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00.
Qytetarët nuk lejohet që të levizin gjatë kësaj fashe orare.
Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme.
Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery.
Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë vijojnë online përveç maturantëve.
Universitetet do të vijojnë me mësimin online.
Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.