6 viktima nga koronavirusi në vend, mjeku Tritan Kalo publikon pamjet: “Shihni ç’po ndodh”

Mbrëmjen e kaluar humbi jetën një tjetër person nga koronavirusi, duke e çuar në 6 numrin e viktimave në Shqipëri nga Covid-19.

Pas këtij lajmi, ka reaguar mjeku Tritan Kalo. Ai ka publikuar disa foto të njerëzve që qëndrojnë të grumbulluar afër Spitalit Infektiv me një distancë prej 70-80 m larg Infektivit.

Mjeku i ka bërë apel njerëzve që të tregojnë më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri për jetët e tyre dhe të tjerëve.

Reagimi i mjekut:

Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë….25 Mars 2020, ora 12:45….Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerzish, nga dhjetra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-19….

Ju lutem, MË shumë RESPEKT, më shumë DASHURI e më shumë VLERËSIM për jetët tuaja…..Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19….KAPACITETET në burime njerzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato NUK janë të pakufijëshme kudo në Botë, përfshirë edhe Shqipërinë….

Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë….25 Mars 2020, ora 12:45….Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë…

Gepostet von Tritan Kalo am Mittwoch, 25. März 2020

NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihmë….

Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë….A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore???….JEMI të GATSHËM tju ndihmojmë në çdo moment, POR mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë……..Ju LUTEM!!!!

Ju mund të pëlqeni dhe këto