4 vjeçari ra në kontakt me rrymën elektrike dhe humbi jetën, ndalohen dy zyrtarë në Berat

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Berat, ku një djalë 4 vjeçar ra në kontakt me rrymën elektrike në mes të parkut të qytetit dhe humbi jetën.

Së fundmi, Policia ka ndaluar drejtorin e shërbimeve në Bashki, 32 vjeçarin me inicialet P. I dhe 61 vjeçarin Ll. H, që është përgjegjës për ndriçimin.

Po ashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë katër elektriçistë, që janë identifikuar me iniciale: F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të gjithë banues në Berat.

Njoftimi:

Humbi jetën fëmija 4 vjeç nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ndalohen Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 elektricistët e bashkisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve: P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto