30 mjekë shqiptarë drejt Italisë, Rama: “Po ikni në luftë me armikun e padukshëm”

Sot 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë janë nisur drejt Italisë për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit.

Stafi mjekësor është përcjellë në aeroport nga kryeministri Rama, i cili i ka falenderuar për gatishmërinë dhe u shpreh se lufta me koronavirusin është e të gjithëve.

“E vërtetë, që të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre, edhe nga vendet e pasura, por mbase ngaqë nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa nuk mund të lejojmë që të mos i tregojmë Italisë qe ne nuk e braktisim mikun në vështirësi. Askush nuk fiton dot e vetme. Sot jemi të gjithë italian dhe Italia duhet të do ta fitojë luftën edhe për ne”, ka thënë Rama para mjekëve.

 

ITALIA ËSHTË SHTËPIA JONË🇦🇱🇮🇹 SOT JEMI TË GJITHË ITALIANËITALIA E CASA NOSTRA🇦🇱🇮🇹OGGI SIAMO TUTTI ITALIANI

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 28. März 2020

Ju mund të pëlqeni dhe këto