21-vjeçari shqiptar, trafikant kokaine në Angli që habiti policinë me rrëfimin e tij

BBC ka shkruar së fundmi rrëfimin e një shitësi shqiptar të kokainës. Bëhet fjalë për shtetasin Rexhino Toska. Ai pasi është arrestuar nga policia londineze ka thënë se e bënte këtë për shkak se anglezët e dashurojnë këtë drogë. “Unë sjell kokainë për shkak se anglezët e dashurojnë kokainën”.

21-vjeçari është burgosur pasi u kap me drogë me vlerë 850 sterlina në makinën e tij Mercedes. Toska ishte ilegalisht në Britani dhe pasi policia e ndaloi, ai u tregoi një patentë italiane me emrin: Maurizio Conti. Kur oficerët morën një përkthyes italian për të folur me të, u bë e qartë se ai nuk dinte italisht.

Ai u dënua me 30 muaj burg.

Ju mund të pëlqeni dhe këto