17 të shëruar në vend nga koronavirusi, Manastirliu: “Mes tyre një mjek dhe një infermiere”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur sot se midis personave të shëruar, janë një mjek dhe një infermiere.

Sipas Manastirliut, janë shëruar gjithsej 17 persona. Ministrja apelon që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi sepse numri i të prekurve po rritet nga dita në ditë.

Postimi i Manastirliut:

Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të konfirmuar më herët me COVID-19, që sot rezultuan negativë në testet e rradhës.

Mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar.

Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.

Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.

LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm

#VETËMBashkëMundT’iaDalim

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto