1330 hektarë tokë nën ujë në Shkodër/ Rrezikohen përmbytje të tjera, si paraqitet situata nga reshjet

Bashkia e Shkodrës ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se nën pushtetin e ujit vijon të jenë 1330 hektarë toke.

Si pasojë e reshjeve të dendura, situata paraqitet e rrezikshme. Hidrometri në Dajç ka kaluar kuotën maksimale, ndërsa në liqenin e Shkodrës dhe në lumin Drin hidrometri është pranë kuotës maksimale.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 25.01.2021, ora 08.30:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.35m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 60 cm.
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.58 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 40 cm.
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.15m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 75 cm.
  • Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur  1330 Ha

1. Tokë e pakultivuar               398 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe     890 Ha

3. Grurë                                       25 Ha

4.Dekorative                                10 Ha

5.Pemtore                                       7 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.

2. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

3. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

  • Tokë e pakultivuar 220 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 610 Ha
  • Grurë 15 Ha
  • Pemtore 5Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat), nga të cilat :

  • Tokë e pakultivuar 170 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 260 Ha
  • Grurë 10 Ha
  • Decorative 10

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz.

  • Tokë e pakultivuar 5 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
  • Pemtore 2 Ha

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021

Ju mund të pëlqeni dhe këto