Flower
Flower

“1000 dollarë në vit për studentët ekselentë”, Rama prezanton nismën e re, ja kush përfitojnë

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me maturantët ekselentë, të cilët kanë zgjedhur mësuesinë.

Gjatë këtij takimi, ai ka treguar nismën që ka marrë qeveria, pasi për studentët do të akordohet një bursë vjetore prej 1 mijë dollarësh për nxënësit ekselentë që zgjedhin mësuesinë.

“Mbështetje financiare për ekselentët që kanë zgjedhur mësuesinë – Jo vetëm NUK do paguajnë tarifë studimi, por do marrin edhe një BURSË rreth 1000 USD në vit. Vendosja e mesatares mbi 7 për hyrjen në mësuesi, e ka bërë këtë vit akademik momentin e një kthese të madhe në rrugën e të ardhmes së mësuesisë”, shkruante Rama në Facebook, bashkëngjitur videos. “Kjo shumë do të jepet për të gjithë studentët që kanë mesatare mbi 9, pasi janë të diferencuar nga të tjerët dhe janë para që u nevojiten”, tha ai.

ERTV Live😊: Mbështetje financiare për ekselentët që kanë zgjedhur mësuesinë – Jo vetëm NUK do paguajnë tarifë studimi, por do marrin edhe një BURSË rreth 1000 USD në vit. Vendosja e mesatares mbi 7 për hyrjen në mësuesi, e ka bërë këtë vit akademik momentin e një kthese të madhe në rrugën e të ardhmes së mësuesisë🖌📐📍

Gepostet von Edi Rama am Montag, 22. Oktober 2018

Ju mund të pëlqeni dhe këto